Zbardhen detaje nga mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve.
Basha ka lënë disa porosi për krerët e degëve në mënyrë që fokusi të jetë të riorganizimi i partisë.
Basha, i ka kërkuar Kolegjit të Kryetarëve që të punojnë si të ketë zgjedhje nesër.
“Punoni sikur zgjedhjet parlamentare të ishin nesër. Fokusohuni te riorganizimi i partisë“, mësohet të ketë thënë Basha.
Gjatë muajit gusht në të gjitha degët e PD-së iu nënshtruan riorganizimit të strukturave dhe mbi këtë analizë është bërë edhe mbledhja e pasdites së të shtunës.
Mbledhja e sotme e 61 krerëve të PD-së në të gjithë Shqipërinë kishte në fokus, riorganizimin e partisë, por diskutime ka pasur edhe për aksionin e ardhshëm politik të opozitës, në funksion të betejës politike kundër mazhorancës.
Nuk përjashtohet as nisja e protestave në një të ardhme të afërt, por njëkohësisht opozita ka pranuar edhe tryezën e dialogut, duke nisur nga ajo e Reformës Zgjedhore.