Kryetari i PD Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca duke kujtuar gjykatësin italian Giovanni Falcone në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia.
Basha shkruan se Falcone është frymëzim për çdo magjistrat dhe thekson se ndëshkimi i korrupsionit politik dhe krimeve elektorale janë parakusht për BE.
“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij.
Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e 🇦🇱 në 🇪🇺.”, shkruan Basha.
Loading...