Basha kujton kohën kur punonte në Kosovë, konsumon bugace në Elbasan

Kryetari Lulzim Basha gjate takimeve ne Elbasan u ndal dhe ne dyqanin e Moza Haxhihasanit qe prodhon bugaçe.
Është specialiteti i Elbasanit.

Është kroasanti i Shqipërisë. – tha kryetari Basha i cili ka kujtuar me te zonjen e dyqanit dhe kohet kur punonte ne Kosove dhe ndalonte shpesh te blinte bugaçe ne Elbasan.

Basha: Realisht gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve.

Vitet që punoja në Kosovë, kur nuk ishte rruga e kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht që mëngjesi na gjente në Elbasan.

Basha: Ju përshëndes edhe një herë nga Elbasani dhe ju uroj një ditë të mbarë dhe një javë të mbarë.

Loading...