Basha: “Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien”

Nje dite pas protestes se opozites ne Tirane, kryetari i PD “ka numeruar” pjesemarresit ne tubimin e opozites ndersa deklaron se nuk do te kete kompromis me kryeministrin Edi Rama per zgjidhjen e krizes.

Duke publikuar disa imazhe qe tregojne numrin e pjesemarresve ne proteste Basha thekson se kjo mbeshtetje qe opozita ka marre nga qytetaret eshte fundi i qeverise Rama.

Mesazhi i Bashes:

Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien.

Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!

Loading...