Basha: “Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni.Kjo nuk ka ndryshuar”

Nga mbledhja me dyerë të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD, Kryetari i saj, Lulzim Basha, i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgënjeshtrimit të çdo zëri që flet për marëveshje të tij me Edi Ramën.

Duke bërë të qartë se Edi Rama i përdor dezinformimin dhe thashethemet politike për të ngjallur dyshime dhe pasiguri, Basha deklaroi se “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën.

Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës.”-tha Basha në mbledhjen e forumit më të lartë politik vendimarrës në PD.

Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht:

1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.
2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm.”– iu drejtua lideri i opozitës anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Loading...