Basha mbyll protestën: “Betejën do e fitojmë”

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mbylli protestën e opozitës përmes një fjalimi nga selia blu, përpara qindra mbështetësve.

Basha tha se beteja me të keqen do të fitohet. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës, përsëriti Basha, është largimi i Edi Ramës.

“E duam Shqiperine si gjithë Europa.

Me këtë thirrje kemi nisur qëndrimin tonë më 16 shkurt, që kulmoi sot në pjesëmarrjen më masive popullore, në 29 vite. Mesazhi më i qartë i shpresë që ka nisur e nuk do të fiket deri sa beteja ndaj të keqes të fitohet plotësisht.

Cdo ditë e më shumë bashkimi bëhet më i vendosur, mesazhi i sotëm është i qartë e i prerë, ndaj miqve aleatëve se jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, jemi popull i Europës e nuk do pranojmë kurrë despotizmin antieuropian të një grupi bandidësh e kriminelësh që kanë bllokuar rrugëtimin drejt europës.

Sot japim këtë mesazh të qartë e të vendosur, Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjidhje politike, largimin e ramës qeveri tranzitore zgjedhje të lira, e vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Europës”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës tha se shpreson që ditët në vijim të jenë ditë reflektimi për maxhorancën. “Përballje do të ketë deri në fitoren e kësaj beteje”.

Loading...