Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se besimi që ka për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit nuk e bën që t’i harrojë vuajtjet e shqiptarëve.
Basha theksoi se duke votuar 9 shqiptarët i japin mundësi atij vetë dhe ekipit të PD-së të vënë drejtësi për çdo shqiptarë të nëpërkëmbur këto tetë vite.
Basha: Kam nja dy-tre dokumente që rrinë gjithmonë mbi tavolinë. Njëri është Kushtetuta, ka nja dy dokumente të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e partisë dhe tjetri është një dokument që nuk ikën kurrë nga tavolinë është lista me mbi 400 të rinj dhe të reja, të cilët u shoqëruan, u arrestuan, u barbarizuan sepse plotësuan për liri, demokraci dhe zgjedhje të lira.
Kur të vijë dita për secilin prej tyre me emër dhe mbiemër, kam edhe një listë tjetër të atyre që kanë urdhëruar e kanë kryer këtë barbari, për secilin prej tyre nuk do lë asnjë sekondë dhe asnjë mjet pa përdorur që të bëhet drejtësi dhe ata që e kanë bërë këtë dhunim do përgjigjen një më një për atë që ju kanë bërë ju, për të vetmen gjë sepse i dhatë Shqipërisë shpresë me qëndresën tuaj.
Po padrejtësitë këto tetë vite kanë qenë refreni kësaj qeverie. Mos kujtoni se shpresa, optimizmi, besimi te fitorja në 25 prill më bën t’i harroj vuajtjet tuaja. Sa më motivon besimi juaj te ndryshimi që do sjellim sëbashku në 25 prill aq më motivon edhe vendosmëria për të bërë drejtësi. Me 25 prill duke votuar 9 më jepni mundësinë mua, ekipit tonë, të vëmë drejtësi për çdo shqiptarë të nëpërkëmbur këto tetë vite.