Pjese nga fjala e Bashes ne proteste: Në emrin tuaj dua të siguroj këdo, mik e aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike, se normat e standardet e SHBA-ve.
Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Por nuk do të pranojmë asgjë më pak.
Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force e vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme.
Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron.
Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet.
Nuk ka dhe nuk do të devijohet as nga propaganda e paguar me dhjetëra milionë të drogës dhe të Besos së Tajvanit. Kush ka veshë ta dëgjojë?