Basha: “Mesazhi që dua të ndaj me ju është ky, pa largimin e Ramës nuk ka dialog, pa largimin e Ramës do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kushti i panegociueshëm për dialog me Partinë Socialiste është largimi i Edi Ramës.

Basha: Largimi i Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politike me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët tanë politik, por me gjithë shoqërinë, gjatë ditëve dhe javëve në vijim ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe propozimet tona do ti nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore mos jenë thjesht kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Si do ti pamundësoni zgjedhjet, do shkohet drejt përplasjes civile në 30 qershor?

Basha: Do kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet me interes gazetaresk. Sot mesazhi që dua të ndaj me ju është ky, pa largimin e Ramës nuk ka dialog, pa largimin e Ramës do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat.

Loading...