Ai i cilësoi si minj ata që kanë nisur të flasin për qeveri të përbashkët Rama-Basha.
Ja si u shpreh sot në Elbasan lideri i opozitës Lulzim Basha:
“Minjtë e ndjejnë frikën dhe kanë nisur të flasin për qeveri të përbashkët Basha-Rama!! Po ua them që këtu, këtë betejë nuk e nisëm për të marrë pushtet në tavolinë, por për standarde. Nuk dua pushtet krimi. E them qartë: Pazar në kurriz të Shqiptarëve, kurrë, kurrë, asnjëherë”.
Zotohem si kryetar i PD dhe opozitës së bashkuar para çdo shqiptarti të ndershëm se, nuk do të ketë Pazar me të keqen dhe beteja për Shqipërinë si gjithë Europa do të shkojë deri në fund, deri në fitore”, tha lideri demokrat.
Loading...