Basha: “Mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë.Asnjë hap pas”

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka ftuar të gjithë në protestën e sotme duke theksuar se kjo qeveri duhet të largohet njëherë e më parë për shkak të problemeve të mëdha që u ka shkaktuar shqiptarëve.

Përmes një mesazhi në video, Basha shprehet se 60 000 shqiptarë janë duke u ushqyer vetëm njëherë në ditë, ndërsa theksoi se tani ështe momenti për të reaguar.

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas! #8qershor#ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryedemokrati në Facebook.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/530324964170643/?t=0

Loading...