Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme intelektualët dhe patriotët e shquar të vrarë mizorisht nga komunistët në nëntorin e 1944-ës.
Sipas liderit të opozitës, e shkuara duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të veprojmë që mos lejojmë me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës në vend.
“Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944.
Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!”, shkruan Basha në postimin e tij.
Loading...