Në koordinim të plotë me aleatët e saj, Partia Demokratike ka angazhuar strukturat dhe u ka bërë thirrje qytetarëve t’i mbështesin në të 12 protestat 120-minutëshe që do të zhvillohen sot, në orën 18:00, në të gjithë vendin.
Njësoj si një javë më parë, në krye të protestave do të jenë ishdeputetët e opozitës dhe krerët e partive të koalicionin opozitar, ndërkohë që protesta do të zgjasë për 2 orë.basha+kryemadhi2
Përmes këtij përshkallëzimi të mosbindjes civile, opozita do të kërkojë edhe një herë reflektim nga Kryeministri Rama përballë kërkesave për krijimin e një qeverie tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Strukturat e PD-së në të gjithë vendin janë njoftuar të mbështesin protestat në nivel qarku, ndërkohë që pritet që për 120 minuta të zhvillimit të protestave të opozitës qarkullimi i mjeteve në të gjithë vendin të
Lidhur me protestat e sotme, që do të mbahen në 12 akset kryesore të vendit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me aleaten e tij të LSI-së, Monika Kryemadhi.
Basha deklaroi për mediat se opozita është e unifikuar në qëndrimin e saj dhe paralajmëroi qeverinë dhe Kryeministrin Rama se mosbindja civile do të përshkallëzohet në vazhdim.
“Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile.