Basha: “Në emër të opozitës dua të konfirmoj se ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mos e pranuar gjendjen e sotme që është tërësisht dhe kryekëput përgjegjësi e Ramë”

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh i vendosur për të bërë gjithçka për të mos e pranuar gjendjen e sotme në vend.

Kështu deklaroi ai në konferencën për mediat gjatë pasdites, pak minuta pasi kryeministri Edi Rama e kishte mbyllur bisedën me mediat.

Basha tha se nëse Rama do vendoste interesin e shqiptarëve para të vetit sot duhet të dilte të jepte dorëheqjen.

“Në emër të opozitës dua të konfirmoj se ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mos e pranuar gjendjen e sotme që është tërësisht dhe kryekëput përgjegjësi e një njeriu i cili sot po të kishte vendosur për një sekondë interesat e shqiptarëve para të vetave do kishte dalë të jepte dorëheqjen, por sigurisht që nuk e prisnim sepse e dimë. Ne nuk presim më, nuk kemi përse të presim më.

Rruga është e qartë, ne kemi vendosur që të bashkojmë të gjithë shqiptarët, për ndryshimin që Shqipëria meriton”, deklaroi Basha.

Loading...