Basha: “Në qeverinë time paga e mjekëve 1200 euro, infermierët 700 euro në muaj”

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria e drejtuar prej tij do te permiresoje kushtet e punes se mjekeve dhe infermiereve si dhe do te frenoje eksodin e tyre masiv nga Shqiperia. Deklarata u be gjate nje takimi per shkollen politike te Forumit Rinor Demokrat te mbajtur ne Tirane.

Frenimi i eksodit në shendetësi, Basha: Paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD, kreu I PD Lulzim Basha parashtroi edhe pjesë nga programi i opozitës. Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi I mjekëve dhe infermierëve dhe kio bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, nderkohe që në spitalet tona ska me mjek dhe infermier.

Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermjerëve në 700 euro. Vetëm në këtë menyrë ne do te arrijmë të permbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhenë sherbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.”

Loading...