Basha: “Në Shqipëri nuk ka shtet, nuk ka institucione”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar sërish raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha tha se raporti tregoi se sot në Shqipëri nuk ka shtet.

“Raporti ka treguar se në Shqipëri nuk ka shtet, nuk ka institucione, nuk është rrëzuar vetëm KQZ, por raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia, gjykata, është shkelur çdo ligj, nga Kushtetuta e deri te rregulloret e KQZ.

Se këtu janë përshirë në shkelje dhe dhunim të ligjit të gjithë nga kryeministri e deri te numëruesi më i thjeshtë në fshatin më të largët.

Kjo ka ardhur se në Shqipëri ka marrë fund shteti i të së drejtës.Edi Rama nuk ka varrosur vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme por edhe shtetin e së drejtës, ka varrosur demokracinë.Sot ndeshemi me një shtet thellësisht privat, kriminal, personal të Edi Ramës i cili ka zëvendësuar shtetin së drejtës. Prioriteti ynë është që t’i japim fund kësaj situate përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Largimi i Edi Ramës është zgjidhja. Edi Rama duhet të ikë. Duhen ndryshime të thella politike. Nga ana tjetër ne jemi gati të ofrojmë platformë kombëtare për daljen nga kriza”.

Loading...