Basha: “Në shtator nisim protestat popullore”

Kryedemokrati Lulzim Basha nga takimi me banorët e “Unazës së Re” me të cilët nënshkroi edhe marrëveshjen për ndryshimin e projektit dhe dëmshpërblimin e tyre me çmimin e tregut, u shpreh se në shtator do të nisin protestat popullore.

Gjithashtu, kreu demokrat theksoi se PD do të nisë edhe një dialog kombëtar për të prezantuar platformën e saj qeverisëse.

“Para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare të Shqipërisë së gjithë Evropa ta nisim me nënshkrimin e kontratës me banorët e Unazës së Re.

Jo fjalë në erë për të vënë në vend drejtësi dhe për të vendosur padrejtësinë, para ligjit që në momentin e parë kur shqiptarët do të na besojnë drejtimin e vendit.

Unaza e re jo vetëm nuk u përkul nuk u tremb por qëndroi fort dhe përmes qëndresës zbuloi skandalin”, tha Basha.

Loading...