Basha: Ne si PD kemi luftën ndaj varfërisë, kryeministri harxhon mijëra euro

Ditën e sotme, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në disa biznese në Tiranë duke diskutuar nga afër për shqetësimet e tregtarëve.

Kryetari i PD-së tha se 60 biznese në ditë janë mbyllur dhe se kjo është është fushëbeteja e vërtetë, dhe drama e madhe.

Sipas kryedemokratit, qytetarët duhet të bashkohen për të mirën e tyre dhe për një ekonomi më të fortë, për më shumë vende pune.

Më konkretisht Kryetari i PD-së tha se:

“Ne si PD në qendër të vëmendjes do kemi luftën ndaj varfërisë, ndërkohë që kryeministri harxhon mijëra euro për një udhëtim me charter që nuk na e tregon edhe pse ka shkuar. Beteja e PD-së do fokusohet tek njerëzit. Ne kemi zgjidhje reale për qytetarët. Ai e ka shkatërruar për 7 vite ekonominë dhe bizneset tani do të na kopjojë, por ju e shihni vetë si po zhytet ekonomia. Të bashkohemi të gjithë për një ekonomi më të fortë, të ndihmojmë biznesin, konsumin dhe jo një grusht oligarkës. Duam punësim për të gjithë dhe jo skllevër për 5 oligarkë”.

Loading...