Edhe ditën e sotme kreu i opozitës, Lulzim Basha, ishte në mbështetje të banorëve të ‘Unazës’.
Basha tha se ky projekt ka një aferë korruptive që në ditët në vijim do të publikohet, e po ashtu nga kjo protestë iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me protestën e studentëve.
‘Protestat nga më ato madhështore tek studentë, ato të unazës, tek teatri janë shenja e qartë se ku ndodhet vendi, Ka dy ditë që banorët e Unazës së re kanë protestuar me studentët. Edi Rama po luan me fatin e të rinjve. Mos ti lëmë fëmijët tanë. Ftoj të gjithë qytetarët tu bashkohen studenteve. Ligji i Arsimit të lartë është burim i krizës.
Financon për luksin e vet, sesa investon për arsimin,. Ftesa ime sot nga Unaza, është për çdo shqiptar: është që ti bashkohem masivisht protestës së tyre. Është koha që të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë. PD ka ndihmuar për padinë që ata kanë çuar në Prokuroria’, tha kreu i opozitës.