Gjate mbledhjes me dyer te mbyllura, kryetari Basha ka thene se PD duhet te beje nje hapje te re me kedo qe eshte kunder qeverise Rama dhe qe ndihmon ne largimin e kesaj mazhorance.
Pjese nga fjala e Bashes:
“Momenti qe te mirepresim kedo qe kundershton regjimin e Rames, qe eshte ne opozite me te dhe kekron te kontribuoje. Koalicioni yne duhet bere me i gjeri me çdo faktor per te bere sa me te shpejte rotacionin politik.
Paralelisht ne jemi ne perfundim te programit tone ekonomik per ta nxjerre vendin nga kriza. PD eshte kthyer ne shprese per shumicen e qytetareve. Me qindra te rinj jane afruar prane PD, pedagoge, mjeke, juriste, profesioniste nga te gjitha fushat qe duan te japin kondributin e tyre ne ndryshimin e vendit.
Sa me mire te degjohet zeri i qytetareve, aq me i forte do te jete reagimi yne. Brenda janarit do te perfundoje hartimi i alternatives sone, ne menyre konkrete, me perllogaritje per cdo fushe, cdo sektor, per cdo grup shoqeror, per bizneset e vogla dhe te medha, per investimet e huaja, per rinine.
Te gjithe duhet ta dine sot si do te jete situata e tyre ne qeverine tone. Objektiv yne eshte: garantimi i votes se qytetareve ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, nisje e negociatave per anetarsim, zhvillim ekonomik, punesim per shqiptaret”-tha ai.