Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha kërkon nga qeveria shkarkimin nga përgjegjësia për koronavirusin të ministrit Arben Ahmetaj, me argumentin se është në konflikt interesi.
Në bashkëbisedimin online me gazetarët, Basha tha se nuk është koha për debat politik dhe për të drejtuar gishtin tek fajtori, por në fokus duhet të jetë qytetari.
Kryedemokrati kërkon trefishim të paketës e ekonomike, për të cilën shprehet i bindur se është e mundur të arrihet në rast se do të shmangen shpenzimet e panevojshme të “klientëve të Ramës”, siç Basha i cilëson.
Sipas Bashes, duhet marrë parasysh propozimi që atyre t’u lejohet të dalin në një orar të caktuar.
Nga ana tjtër, ai ka bërë me dije se nuk do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama lidhur me masat për koronavirusit.
Ai thotë se opozita ka detyrë të ofrojë dhe të propozojë zgjidhje dhe sipas tij kjo detyrë është kryer.
Kryedemokrati ka vene theksin e ka vënë te testimi sa më i madh i popullsisë, në të kundërtën e gjithë sakrifica 3 javore do të shkojë dëm.