Basha pas Sali Berishës, kërkon të lërë jashtë zgjedhjeve edhe Kryemadhin

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të miratuar koalicionin Shtëpia e Lirisë.
Përmes juristit Marash Logu, PD ka depozituar kërkesën për rrëzimin e regjistrimit të këtij koalicioni duke parashtruar dhe argumentet pse.

Sipas tyre përdorimi i logos së PD-së nga subjekte të tjera është i paligjshëm.

Sipas PD Komisionit Rregullator, ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022.

‘Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor”, argumenton PD.

Një tjetër pikë që PD kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike.

“Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër te autorizuar nga ana e tij, nuk shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, shkruan PD.

Gjithashtu sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do te propozoje kandidatet e koalicionit”, shkruan PD.

Loading...