Partia Demokratike po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka pohuar këtë fakt gjatë mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve.
Lideri i PD-së tha se grupet e ekspertëve janë në fund të hartimit të draftit për reformën zgjedhore.
Basha tha se projektligji do të jetë gati në fillim të janarit. “Do të bëhet prezantim publik dhe njëherë do t’i bëhen të ditura të gjitha strukturave të PD dhe qytetarëve.
Pas prezantimit, këto propozime do t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë për të marrë mendimin e anëtarësisë dhe qytetareve edhe përsa i përket aspekteve të tjera të reformës siç është sistemi zgjedhor.”, tha Basha.
Kryeopozitari kërkoi që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri, për të monitoruar zhvillimet politike në janar dhe për të vendosur më pas edhe axhendën.
“Ne duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, duhet të bëjmë konsultim të gjerë me ta dhe më të gjitha grupet shoqërore në çdo cep të vendit. Për të vendosur reagimin nëse kjo qeveri nuk do të pranojë draftin tonë për reformën zgjedhore, do të vazhdojë të vjedh dhe të abuzojë bashkë me krimin në Shqipëri”, -pohoi ai.