Basha tha pas mbledhjes me krerët e partive opozitare se “orët e fundit janë intensifikuar zërat se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos”.
Sipas Bashës, arrestimi i Dakos mund të ndodhë mbrëmjen e sotme, por kryeopozitari shtoi se arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit që doli në përgjimet e ‘dosjes 339’ me grupin e Avdylajve, nuk e shpëton Ramën nga përgjegjësitë.
DEKLARATA E BASHËS:
Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat dhe krimin e organizuar, orët e fundit janë intensifikuar zërat se po pergatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dua ta them hapur se Dako duhej të arrestohej që kur dolën përgjimet. Mos arrestimi është bërë me urdhër të Edi Ramës, madje ai flijoi edhe Fatmir Xhafajn për mos arrestimin e Dakos.
Arrestimi duhet të ndodhë një orë e më parë por kjo nuk e shpëton Edi Ramën, është e njëjta lëvizje që bëri pas protestës së studentëve. Mund të arrestohet që sonte, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar. Është shumë e rëndësishme që Dako të arrestohet një orë e më parë, të arrestohet çdo politikan i çdo ngjyre.