Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e partisë, lidhur me qëndrimet e opozitës në vijim të protestave të nisura pas djegies së mandateve të deputetëve.
Mësohet se gjatë mbledhjes së ditës së sotme, ai ka kërkuar nga anëtarët e Kryesisë që të organizohen në zona të ndryshme dhe të vihen në funksion grupet e gatshme.
“Duhet të ketë protesta në rrethe, sipas problematikave që kanë qytetarët.
Aktivët e çdo dege duhet të mblidhen përgjatë javës. Protesta të përhershme do të ketë, sa herë që ka parlament”, mësohet të jetë shprehur Basha.
Po ashtu ai ka kërkuar intensifikim të ish-deputetëve me qytetarët dhe angazhim më të madh për protestën masive të 13 prillit.
Loading...