Basha publikon fotot me verore dhe jep mesazhin: Ndryshimi për të gjithë fëmijët po vjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook fotot nga takimet që ka pasur gjatë ditës së sotme (14 mars) në qytetin e Elbasanit. Mesazhi që kreu i demokratëve jep është se ndrshyshimi po vjen.

“Ne do të sjellim ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë! Ndryshimi po vjen!”, shkruan Basha në Facebook.
Kujtojmë se sot në Elbasan pati edhe një incident, ku mbështetës të Partisë Socialiste u përplasën me ata të Partisë Demokratike.

Më herët gjatë ditës Basha tha se “Koha e Ramës ka ikur dhe ai e ka kuptuar këtë. E vetmja gjë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe të ndërsejë miqtë e tij kriminelë kundër nesh. Nuk do ta ndihmojë as kjo. Ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin. Ne jemi të vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë. Ne do të garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë të fillojë”.

Loading...