Basha kërkoi të japë mesazhin se Edi Rama nuk ka më mundësi të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë, bashkë me krimin siç pretendon ai, teksa thotë se opozita është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas për “çlirimin e Shqipërisë nga e keqja”.
Në videon e publikuar, Basha rendit faktet, sipas tij, që do të duhej ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen dhe të largohej pa kosto për vendin.
Fakte që lidhen me marrjen e pushtetit përmes blerjes së votave me ndihmën e krimit dhe parave të korrupsionit.
Kryetari i PD, Lulzim Basha,publikoi një video për të dhënë mesazhin se Edi Rama nuk ka me shanse të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë bashkë me krimin.
Në videon e publikuar, kreu i opozitës rendit faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin.
Ne rastin e Edi Ramës, këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit me blerjen e votave nëpërmjet krimit dhe parave të korrupsionit.
Basha përmend rreth 20 raste, kur Rama duhet të ishte larguar, duke nisur nga pakti me krimin tek keqqevrrisja, dhunimi i qytetarëve dhe korrupsioni.
“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:
Kur i dha pushtet kriminelëve!
Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!
Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!
Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!
Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!
Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!
Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!
Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!
Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!
Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!
Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!
Kur bllokoi rrugën drejt Europës!
Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!
Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!
Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!
Kur mbylli gjykatat!
Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!
Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!
Asnjë hap pas!”
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/417557108975148/?t=1