Basha: Qeveria ka dështuar, ja modeli ynë ekonomik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Twitter raportin e EuCham, që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes.

Sipas Bashës, ky është tregues i qartë se qeveria ka dështuar.

REAGIMI I BASHËS
Raporti i fundit i EuCham që e rendit 🇦🇱 ndër tre vendet e fundit në 🇪🇺 për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Loading...