Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shprehu mirënjohjen e tij për shqiptarët për kujdesin e treguar ndaj pandemisë.
Sipas tij, qeveria i lidhi duart dhe sytë mjekëve, prandaj Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në rajon.
”Ky ka qenë fokusi kryesor i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Pandemia Covid-19 ka lënë pasojat e saj. I takon shqiptarëve dhe vetëm shqiptarëve mirënjohja, për kufizimin maksimal deri më sot, dhe kujdesin për të vazhduar sa ta kemi të mundur. Sepse përsa i përket qeverisë, ja lidhi duart dhe sytë mjekëve, pa testime.
Mbetemi vendi me me testimet më të ulëta në rajon. Por tani, pandemia ekonomike, kriza ekonomike që po pllakos është kërcënimi numër një për mirëqënien e familjeve shqiptare, për ekonominë tonë kombëtare, dhe mund të them edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.”- tha Basha.