Ndërsa e konsideroi Parlament, si landfill të Republikës, Basha tha se Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur vendi në historinë e tij.
Kryedemokrati u shpreh se gjithcka ka marrë fund për qeverinë, ndërsa ka vetëm një gjë që rritet përditë” vjedhja dhe grabitja e pasurive publike.
“Sic është bërë publike qeverisja kriminale po vijon tjetërsimin e pasurisë së vendit me koncensione kriminale. Gjithcka tjetër ka ndaluar, ka marr fund në këtë qeverisje, vetëm dicka forcohet e rritet përditë, vjedhja dhe grabitja e pasurive publike.
Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, një grabitës pisiqik.
Dje u miratua në landfillin e Repulikës koncensoni i rrugës Milot-Balldren, vlera e koncesionit e trefishuar, ish-deputeti i PS bashkë me dajën e tij kanë marrë 1/10 e buxhetit.
Orikum Dukat, me vlerë 70 mln euro, koncesioni i pompave të naftës, të gjitha koncesione korruptive, me përfitim direkt të Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët.
Formula e grabitjes është e thjeshtë, fryhet kosto e ndërtimit dhe ndahet me Ramën dhe qeverinë.
Jepen kontrata dhjetëra vjecare pa asnjë kosto e rrezik për privatin dhe pastaj paratë ndahen me Edi Ramën dhe qeveritarët.
Forma tjetër e grabitjes dhënia e koncesioneve mbi burime natyrore, po ju jepen privatëve gjoja për investime serioze të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim për vendin.
Qeverisja e Ramës është një aktivitet i përditshëm kriminal. Cdo vulë e Ramës bëhet vetëm për të vjedhur e grabitur, për të tjetërsuar pasuritë e vendit.” U shpreh Basha.