Basha: “Rama i shpalli luftë popullit”

Pak para nisjes në mbledhjes urgjente të strukturave të PD e LSI, kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua protestuesve,duke i falenderuar ata për pjesëmarrjen.

Basha akuzoi Ramën se sot i shpalli luftë popullit të tij

“Do të mblidhemi për të marrë vendimet e duhura, pasi Rama i shpalli luftë popullit.

Falenderime për këtë qëndresë, për të mos lejuar më diktatin e krimit, ju kërkoj mirëkuptim për kohën që do na duhet për të marrë vendimet e duhura.

Ju jeni protestues, qytetarë e prindër, por jeni sot armata e demokracisë dhe e Europës. Zoti ju bekoftë ju, liri demokraci. “ u shpreh Basha nga selia e PD-së.

Loading...