Basha: Ramavirusi për 7 vite me radhë ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme foto ku ka vizituar pronarë të bizneseve të ndryshme.

Ai ka theksuar se për 7 vite me radhë kryeministri Rama e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve dhe se koronavirusi thjesht sa i dha goditjen e fundit.

“Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve.

CORONAVIRUSI vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë.

Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve”, ka shkruar Basha në Twitter krahas fotove.

Loading...