Debate, ironi, polemika. Pasi Rama tha se qeveria e PD la pas mijëra infeksione, ka reaguar Basha. Ai hodhi një lumë akuzash ndaj kryeministrit Rama.
Teksa ky i fundit i tha se PD e la Shqipërinë me 15 mijë infeksione post-operatore për shkak të mungesës së sterilizimit, Basha iu kundërpërgjigj.
“Ai check-up-i yt që ti na e mburr kaq shumë ka nxjerrë burra shtatzënë e gra me prostatë,” tha Basha.
“E latë Shqipërinë me 15 mijë infeksione post-operatore, për shkak të mungesës së sterilizimit. Ishin njerëzit me dializë lëviznin nga një qytet në tjetrin. Plehrat i lini rrugëve, instrumentat mjekësore i ktheni tek ndryshku.
Është çështje civilizimi. S’ndahemi si parti këtu, ndahemi si civilizime. Doni s’doni ju, check-up-i do të qëndrojë, për të gjithë ata qindra mijëra njerëz pa lekë. Në vend që t’i bënin si analizat në kohën tuaj me 90 mijë lekë,” tha Rama më herët.