‘Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë’-tha Basha.
Fjala e plote e Bashes:
Sytë e botës janë drejtuar nga ne, për të parë sesi ne si vend, si popull i bashkuar rreth vlerave do ta zgjidhim këtë krizë.
Pastrimi i sistemit tonë politik dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisjes është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj, per Shqiperine e gjithë shqiptareve,
Jo per Shqiperine qe duan nje grusht hajdutesh dhe kriminelesh qe kane kapur pushtetin me krimin.
Ne e bejme kete beteje per standartet europiane, një vend të vlerave dhe mirëqenies për të gjithë.
Boll më me Shqiperinë që duan vetem ata që jane në pushtet
Koha është tani per Shqiperine e gjithe shqiptareve!
Te perfitojne te gjithe nga pasurite tona publike
Te ndihen te gjithe zot ne shtepine e tyre
Te kene te gjithe shqiptaret mundesi per mireqenie.
Ta gezojne te gjithe shqiptaret vendin tone te mrekullueshem
Sa më parë të fillojmë t’i bëjmë këto përpjekje realitet, aq më mirë është për njerëzit. Sa më parë të largohet Edi Rama aq më më pak kosto e aq më mirë do jetë për të ardhmen e vendit.
Ndaj ju ftoj sonte të dashur bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në ora 19 në protestën kombëtare.
Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për clirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja.
Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj për ta cuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.
Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!