Basha: “Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme ndaj policia duhet të pranojë dështimin”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar nga Vlora lidhur me deklaratën e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se do të ruajë aeroportin e Rinasit me ushtri.

Basha thotë se parakusht për largimin e krimit nga vendi është largimi i atij që e solli krimin në qeveri.

“Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme ndaj policia duhet të pranojë dështimin që kërkon ta mbulojë me ushtrinë” tha Basha.

Basha takoi strukturat e PD-së në Vlorë, të cilat po përgatiten për protestën kombëtare të opozitës me 13 prill në Tiranë.

Loading...