Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me Komisionerin për Punët e Brendshme të BE tha se shqiptarët do dalin jashtë vendit si “turistë” dhe jo për t’u arratisur.
“Pata kënaqësinë të pres komisionerin për punët e brendshme të BE në një kohë sfidash për BE dhe Shqipërinë. E njoha për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe planin tonë anti-mafia.
Me komisioninerin për punët e brendshme të BE kamë bashkëpunuar kur hoqëm vizat për qytetarët shqiptarë dhe kujtuam që bashkëpunimi I atëhershëm për të mirat që gëzojnë sot shqiptarët sollën diçka të paimgjianueshme para 11 vitesh.,
Është detyra e qeverisë pas 25 prillit dhe vullneti im drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave.
Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do sjellë përmirësim real në jetën e shqiptarëve. Në kuptimin e klimës së biznesit që do të përmirësohen.
Për të hapur vende pune me paga të larta për të ndalur emigracionin masiv që rinia të gëzojë edhe mundësinë për të dalë jashtë dhe paga dinjitoze në vendin e vet.
Që të dalin jashtë për vizita dhe jo për t’u arratisur nga vendi. Mora garancinë e komisioneres për të ndihmuar Shqipërinë.
Më 25 Prill shqiptarët do të kenë një vullnet të ri politik. Para 10 vitesh hoqëm vizat dhe futëm vendin në NATO dhe do bëjmë të mundur që shqiptarët të gëzojnë futjen në BE si vendet e tjera të rajonit”, u shpreh Basha.