Basha: Situata në prag të katastrofës, merrni masa, s’ka kohë për të humbur

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë paralajmëroi se situata në vendin tonë për shkak të pandemisë së COVID-19 është në prag të katastrofës.

Gjatë fjalës së tij, kryeopozitari Basha tha se opozita kërkoi që mësuesve t’ju bëhen tamponi para se të hapeshin shkollat, por kjo gjë nuk u bë e mundur.
“Sezoni i grupit stinorc po vjen. Kemi kërkuar që të merren masa, me qëllim shmangien e mbivendosjes me covid. Simptomat paraprake të gripit paraprak e COVID-it janë të njëjta. Kërkuam testim për mësuesit, nuk na dëgjoi njeri. Mësuesit në Kosovë janë testuar, kanë një mënyrë të rregull periodike. Askush se mori parasysh këtë. Situata paraqitet në prag të katastrofës. Kjo mbledhje nuk është pe parakohshme, jemi futur në garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj pas nisjes së pandemisë askush, as ju si mjekë, s’kanë asnjë informacion se çfarë masash janë marrë dhe çfarë dështimesh janë nxjerrë. Kaq e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë. S’ka kohë të merremi me këtë dështim. Njerëzit po flasin për një valë të dytë, s’ka valë të dytë. Jemi në bishtin e valës së parë. Ju kërkoj që e gjithë ekspertiza dhe konstatimet që kemi bërë gjatë kësaj kohe, të përfundoj në një dokument konciz pune, një plan veprim që do t’ja paraqesim politikisht si opozitë qeverisë. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur deri tani, nuk është momenti të ngremë gishtin. Për t’i zgjuar nga narkoza e thellë ku ka rënë qeveria, ministria e Shëndetësisë, ku prevalon jeta e njerëzve. Ka kohë për t’u marrë me përgjegjësitë e deritanishme dhe të këtij momenti.”,- tha Basha.

Loading...