Basha: S’ka referendum, ka vetëm një PD dhe një Kuvend

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e njeh referendumin e zhvilluar sot nga Sali Berisha për shkarkimin e tij. Në një deklaratë për mediat, jashtë PD-së pas përfundimit të Kuvendit, Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve, siç e quajti ai selinë e PD.

I pyetur nga gazetarët se ka zëra që Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit mund të vijnë në seli për të lexuar rezultatet e referendumit, Basha këmbëngul se nuk ka pasur një të tillë sot.

“E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qenë të shtëpinë e dmeokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet e të kaluarës. Gabimet e të kaluarës kur përsëriten nuk do ta marrin më peng PD. Sot ka pasur vetëm një aktivitet ai ka qenë Kuvendi. Nuk ka referendum. Ka një PD dhe një Kuvend. Unë di që ka disa anëtarë të PD që ju bëj thirrje që të bashkohen”, -deklaroi Basha.

Basha me gazetarët: Lulzim Basha: Kjo është shtëpia e demokratëve dhe demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur për Shqipërinë. Në vitin 1996, ne vumë në livzje diçka që solli si përfundim jo vetëm largimin e Partisë Demokratike nga pushteti. Mund të kishim qenë vend anëtarë i Bashkimit Europian, mund të kishim qenë vendi i parë në të gjithë vendet lindore që mund të ishim anëtarësuar në Bashkimin Europian. Përgjegjësi për këtë kanë në radhë të parë ata që për intersin e tij personal, Sali Berisha, President i vendit atëherë, pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm nga SHBA-të. E sotmja, tregoi qartë vullnetin e demokratëve, Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve që është shtëpia e lirisë.

Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet tona të së kaluarës duke përfshirë siç e thashë, atë që vuri në lëvizje pastaj një revansh 8-vjeçarë mbi Shqipërinë, mbi demokracinë, mbi Partinë Demokratike dhe mbi të gjithë shqiptarët që e ndaloi, atë që në fakt do të ishte sot Shqipëria anëtare e në Bashkimin Europian, po gabimet e të kaluarës në veçanti kur përsëriten në mënyrë tragjikomike, nuk do ta marrin më peng Partinë Demokratike dhe demokratët. Sot ka pasur vetëm një aktivitet të Partisë Demokratike dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i demokratëve.

Pyetje: Ka zëra se zoti Berisha dhe Komiteti i Rithemelimit do të vij në selijnë blu për të shpallur rezultatin e referendumit që është votuar sot, ju do të jenëi këtu?

Lulzim Basha: Nuk ka referendum, nuk ka Komitet Rithemelimi. Ka një Parti Demokratike dhe një Kuvend Kombëtar që sapo mori vendimet e tij.

Pyetje: Zoti Basha në këtë mënyrë ju nuk po respektoni ata anëtarë të cilët sot për më shumë se 8 orë iu drejtuan qendrave të votimit dhe kutive të votimit në të gjithë vendin.

Lulzim Basha: Ju nuk keni asnjë informacion që ata janë anëtarë të Partisë Demokratike. Ndërsa unë e di që ka disa anëtarë të Partisë Demokratike të cilëve iu bëj thirrje që t’i bashkohen vendimeve të institucioneve të Partisë Demokratike që janë zgjedhur me votën e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Pyetje: A do qëndrojë e hapur selia për ata që duan të shpallin rezultatin për atë aktivitet që ju nuk po e konsideroni?

Lulzim Basha: E keni përgjigjen brenda pyetjes. Partia Demokratike ka pasur një aktivitet sot, rezultati është shpallur. Aktiviteti ka qenë Kuvendi Kombëtar. Ka një Parti Demokratike që ka pasur një Kuvend Kombëtar sot. Të gjitha të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu për t’i kthyer demokratët në mish për top. Kjo do të refuzohet me vendosmërinë më të prerë.

Pyetje: Po deklaratat e zotit Berisha…

Lulzim Basha: As më duhen fare deklaratat e tij, sepse për një kohë shumë të gjatë ka vendosur interesat e tij, sigurisht mbi interesat e kryetarit, por kam frikë ndonjëherë edhe mbi interesat e demokratëve. Kjo kohë mori fund sot. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike përfundoi pas 7 orësh punime.

Në Kuvend u miratua rezoluta, ku ndër të tjera u përjashtua nga detyrat drejtuese edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa u miratua edhe vendimi që parashikon se askush nuk mund të marrë funksione në PD nëse është shpallur non grata nga SHBA-të. Ky është cilësuar si “neni anti-Berisha” pasi deri më tani ai është i vetmi i shpallur “non grata” nga SHBA.

Loading...