Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nis pasditen e sotme Turin Kombëtar të Shpresës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, nga qyteti i Elbasanit.
Përmes një mesazhi në “facebook”, Basha zbulon vendin ku do të mbahet takimi me demokratët, që është pikërisht në Hotel Turizmi, në sallën e konferencave.
Ndër të tjera, ai fton të gjithë të rinjtë e të rejat t’i bashkohen në këtë takim, në orën 17:00.
“Sot fillojmë “Rrugëtimin për Shqiperinë 🇦🇱”. Ftoj çdo të ri dhe të re të më bashkohet sot në Elbasan në orën 17:00”, shkruan Basha.
Loading...