Basha takime me qytetarët në Fier: Era e ndryshimit po vjen

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në Fier ku po zhvillon takime me qytetarët.

Me flamuj kuq e zi dhe të PD-së, simpatizantët e kanë pritur Bashën në rrugë, teksa ai është ndalur disa minuta duke i takuar. Më pas kanë krijuar vargje në autostradë rrugës për në Fier deri sa kanë mbërritur, dhe Basha ka mbajtur një fjalim duke kërkuar që të respektohen masat anti COVID, ndërkohë që kishte një numër të lartë qytetarësh ngjitur me njëri tjetrin.
“Era e ndryshimit po vjen, një çlirim shpirtëror. Do iu lus të respektojmë kushtet që kërkon kjo fushatë të mbajmë maska të mbajmë distancë por ta cojmë përpara frymën e ndryshimit”, tha Basha.

Loading...