Basha takon qytetarët: Mbi 70% e shqiptarëve pa asnjë ndihmë ekonomike, bizneset drejt falimentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur sërish në terren, ndërsa është takuar me disa qytetarë, ku ka folur për situatën ekonomike për shkak të COVID-19.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ lideri i opozitës theksoi se faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme.

Loading...