Basha: “Të gjithë të bashkuar e të vendosur për t’i dhënë fund këtij teatrit të shëmtuar politik”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai tha se ‘nëse tenton më 30 qershor zgjedhje me krimin, me bandën, me hajdutët do ketë përballje në çdo qendër votimi e në çdo kuti votimi’.

“Nderi dhe detyra jonë si demokrat është t’i prijmë kësaj përballjeje. Për shqiptarët e thjeshtë nuk është vetëm një çështje nderi e detyre për brezat që vijnë por ekzistence.

Është një çështje për jetë a vdekje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është betejë për t’i dhënë fund sistemit të kalbur politik e ekonomik”, deklaroi Basha.

Ai akuzoi kryeministrin se ka kapur të gjitha pushtetet dhe institucionet por se e ka sot të gjithë popullin kundër.

“Rama i ka kapur të gjitha. Ka sot qeverinë, pseudoparlamentin, pseudodrejtësinë, pseudopolicinë, i ka kapur të gjitha. Ku janë asetetet tona, forca jonë, ai i ka kapur të gjitha por sot e ka të gjithë popullin kundër. Të gjithë njerëzit e bashkuar e të vendosur për t’i dhënë fund këtij teatrit të shëmtuar politik.

Kjo përballje ka sot nga njëra anë pakicën më të tkurrur të horrave, zuzarëve e politikanëve të korruptuar para shumicës më të vendosur, më të bashkuar dhe më morale që Shqipëria ka njohur.

Për ju është kjo betejë vëllezër e motra. Për ju do jetë fitorja e kësaj beteje që kurrë më Shqipëria të mos bjerë më në grackën e një njeriu.
Kjo betejë nuk do të përfundojë me largimin e Edi Ramës, largimi i tij hapi i parë i panegocueshëm”, theksoi kreu i PD-së.

Loading...