Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ambientet e Teatrit Kombëtare, ku është takuar edhe me një grup artistësh të cilët më herët janë organizuar duke mbledhur ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.
Kryedemokrati Basha ka deklaruar se tërmeti i rënë ka rrëzuar shtetin prej kartoni ndërsa teatri është monumenti i qëndresës.“Unë po vij nga një fshat 90% e shtëpive të cilit janë të shkatërruara.
I kam lënë banorët nën qese, me fëmijët nën qese, dhe nuk ka shkuar askush t’i shohë.
Pa çadra, pa ushqim, pa kujdes, pa asnjë orientim nga shteti i kartonit që ka rrëzuar tërmeti i babëzisë dhe korrupsionit. Jo tërmeti natyror se atij nuk ke çfarë t’i bësh, por ai i korrupsionit dhe babëzisë ka shkatërruar një shtet të tërë. E pamë sesi i la efektivat tanë duke gërmuar me duart e zhveshura për të shpëtuar jetë, apo si i ka lënë njerëzit në mëshirë të fatit.
Ky është tërmeti i babëzisë, që Teatrin nuk e rrëzoi dot, por për fat të keq, na ka rrëzuar shtetin dhe ka treguar se kemi një shtet prej kartoni. Teatri Kombëtar dhe Astiri jeni dy monumentet e rezistencës dhe solidaritetit”, tha Basha. Kreu i opozitës ka refuzuar tashmë ftesën e qeverisë por tu ulur dhe për të hartuar së bashku programin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.