Basha udhëheq protestuesit drejt Kuvendit ku ndodhet kryeministri, ja çfarë bënë Rama..

Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë protestuesve të nisen të gjithë se bashku drejt kryesisë së Kuvendit për të dorëzuar mandatet.

‘Le të nisim udhëtimin tonë tani, ndiqmëni bashkë me të gjithë anëtarët e opozitës edhe për pak minuta. Ejani të gjithë pas nesh për të dorëzuar në mënyrë finale mandatet e deputetëve për t’i dhënë fund fasadës së këtij regjimi kriminal, për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirisë, demokracisë dhe Europës. Të gjitha pas meje për të finalizuar këtë vendim historik, patriotik, kombëtar dhe europian’, tha Basha.

Turma e protestuesve po i drejtohet zyrave te Kuvendit, ku Edi Rama ndodhet me Rucin, por Kryeministri menjehere ka marr vendimin te largohet.
Nderkohe jane bere gati hedheset e ujit dhe gazi lotsjelles per te mos lejuar protestuesit per te agravuar situaten.

Loading...