Basha: Ulim taksat, rrisim pagën minimale, rrisim pensione, zhdukim varfërinë

Kreu i PD, Lulzim Basha premtoi një Shqipëri më pak të varfër nëse ai bëhet kryeministër. Teksa prezantoi programin ekonomik të PD, Basha deklaroi se varfëria ekstreme do të ulet, ndihma ekonomike do të rritet, po ashtu paga minimale e pensionet.

Tjetër premtim i tiji është ulja e taksave dhe e çmimit të energjisë elektrike. Ai u zotua për financim rekord edhe për fermerët dhe për 110 mijë vende të reja pune.
“Dyfishimi i të ardhurave për frymë është objektivi ynë parësor. Koalicioni ynë qeverisës angazhohet përmes programit tonë të dyfishojmë të ardhurat për frymë. Angazhohemi të zhdukim varfërinë ekstreme, nuk do të ketë më shqiptarë që vuajnë për bukën e gojës, ujë e drita. Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasurinë, por do të punojmë fort për të zhdukur varfërinë ekstreme. Hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Që në mandatin e parë, varfëria në vend do të ulet. Në javët në vijim do të jetë e qartë familje për familje, kategori për kategori benefitet direkte të këtij programi për ju dhe familjet tuaja. Shtresa e mesme është motori i zhvillimit. Një shtresë e mesme e fortë është garante e stabilitetit ekonomik dhe politik. Rritja e mirëqenies së familjeve shqiptare nuk është slogan. Programi ynë do ta bëjë Shqipërinë një vend ku zhvillimi do të marrë hov në çdo fushë, një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve. Shqipëria do të fitojë me familje më të arsimuara, me taksa më të ulëta. Rinia shqiptare është fokusi i këtij programi. Angazhimi i parë i programit tonë është minimuni 110 mijë vende të reja pune. Angazhohem të rris pagën minimale dh eta çoj atë në 36 mijë lekë të rinj. Do të anulojmë taksën prej 24 lekë për litër për karburantin. Do të rrisim pensionet me të paktën dyfishin e inflacionit. Në fund të mandatit të parë, pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit. Do të ul çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e karburanteve. Mbulojmë interesat e kredive për 5 mijë çifte të reja çdo vit. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë 5 vitet e para të jetës, tekstet shkollore do të jenë falas.

Lulzim Basha premtoi gjithashtu edhe 100 milion euro në vit financim direkt për fermerët.

Me kete plan sipas kryedemokratit fiton Shqiperia, pasi sipas tij, ky nuk eshte program elektoral por plani i tij konkret i punes.

Loading...