Basha: “Unë do të bëj çdo përpjekje që në Shqipëri të sundojnë demokracia dhe vlerat Europiane”

Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur edhe per gabimet e tij ne politike ndersa ka theksuar edhe dallimet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha: Dite te mira jane para nesh. 21 Qershori, demonstrim i vullnetit tonë të pakthyeshëm e të pandalshëm për të ndryshuar Shqipërinë.

Qeverisja që buron nga kriminelët dhe paratë e klientëve u shërben vetëm atyre.

Vetëm një qeveri që del nga vota e lirë e popullit do t’i shërbejë popullit.

Vetëm një qeveri që varet nga vullneti i njerëzve u shërben njerëzve.

Dua t’u them ju, të gjithë bashkëqytetarëve të mi, që të jeni besimplotë për të nesërmen, se ditë të mira janë përpara nesh, se hajduti Edi Rama do të ikë dhe do të japë llogari bashkë me gjithë mercenarët e tij të korruptuar dhe kriminelët me të cilët uzurpoi Shqipërinë.

Unë si çdo politikan kam gabimet e mia.

Por ajo që më ndan mua dhe mijëra shqiptarë të tjerë është fakti se ne besojmë tek njerëzit, besojmë tek e ardhmja e Shqipërisë dhe nuk ndihemi padronë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Unë besoj tek demokracia dhe vlerat europiane të qeverisjes së mirë.

Unë besoj se Shqiptarët janë në gjendje të përqafojnë këto vlera

dhe të jetojnë me këto vlera.

Prandaj unë do të bëj çdo përpjekje që në Shqipëri të sundojnë demokracia dhe vlerat Europiane.

Për këtë dua t’ju ftoj të gjithë shqiptarëve ditën e premte në një manifestim për vlerat europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në një demonstrim për treguar se ne jemi ndryshe nga Edi Rama dhe kriminelët e mercenarët e tij.

Mbi të gjitha në një demonstrim të vullnetit tonë të pakthyeshëm e të pandalshëm për të ndryshuar Shqipërinë.

Loading...