Basha: “Vëllezër dhe motra, orët e këtij regjimi po numërohen mbrapsht”

Nga qyteti i Korçës, kryedemokrati Basha vërshoi me akuzat ndaj Qeverisë, ndërsa theksoi se Rama dhe 10 oligarkë kanë vendin në dorë.

Po kështu, në vazhdën e akuzave, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se oligarkët i puthin duart, këmbët, dhe atë që nuk thuhet kryeministrit Edi Rama.

Basha u shpreh më tej se 10 kriminelë kanë në dorë trafikun e drogës, dhe se Rama fushatën elektorale e ka bërë me ta.

“Vëllezër dhe motra, orët e këtij regjimi po numërohen mbrapsht. Kur organizuam protestën 1 6 shkurtit, retë e zeza kishin mbuluar vendin, nuk e kam për retë e motit, por për krizën ekonomike që kishte kapluar vendin.

Kam parë dhe dëgjuar dhe prekur me duart e mia mjerimin e thellë me të cilin është krehur Korça e punës, Korça e mençurisë, por për shkak të mallkimit që quhet sot Qeveria e Ramës, që ka mbyllur 1/3 e bizneseve të vogla.

Mijëra vetëm këtu në Korçë janë detyruar të ulin qepenat. Me sjelljen terroriste e kishin të pamundur që të siguronin kotheren e bukës, jo më të punësonin një familjar tjetër.

Është sjellja më e sigurtë e mirëqënies por një rrezik i madh për Tiranën. Të vetmit biznesmenë që bejnë hajër janë ata që rrinë me Edi Ramën, për të krijuar monopole në industrinë ushqimore dhe farmaceutike, prandaj ka shkatërruar gjithë të tjerët, se me ata të 10 ndan pasuritë. Këta të 10 i puthin këmbët, dorën, i puthin atë që nuk quhet.

Po ky që ndërton 60 mijë euro, merr tender 50 mijë euro. 10 kriminelë kanë në dorë trafikun e drogës, disa prej tyre hyjnë e dalin në burg, burg i thënçin, i trajtojnë si hotel. Fushatën elektorale Edi Rama e ka bërë me Safet Bajrin, me kriminelët që i mbillte në Korçë, e ka bërë me Shullazin, e ka bërë me 10 banda kriminale që janë shtyllat e pushtetit. Ata kontrollojnë çdo gjë”, u shpreh Basha.

Loading...