Basha vetëm 3 orë te Teatri! Sonte radha e Kryemadhit

Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha vajti te Teatri Kombëtar bashkë me disa eksponentë të Partisë Demokratike në mbrojtje të godinës pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës për ta shembur.

Lideri demokrat shkoi rreth orës 22:00 dhe qëndroi vetëm 3 orë për t’u larguar në rreth orës 01:00.

Kjo gjë i kushtoi Bashës gjobën e dytë brenda 24 orëve pasi në Tiranë ndalohet lëvizja pas orës 17:30 për shkak të COVID-it.

Ndërkohë që sonte ka paralajmëruar se do të shkojë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por pritet për t’u parë nëse do të qëndrojë vetëm disa orë sikur ndodhi me Lulzim Bashën, apo do të qëndrojë deri në mëngjes. Vetë Kryemadhi u shpreh mbrëmë se do të jetë dezhurn, por si e kupton dezhurnin pritet për t’u parë, ndërsa e sigurtë është që nëse do të bashkohet me pjesën e aktivistëve do të gjobitet.

Loading...