Basha: “Zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën”

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha nuk ka ndërmend të ndalet nga kërkesa e tij për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se gjatë takimin në Vienë me përfaqësues të OSBE-së, ka kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme por pa kryeministrin Edi Rama.

POSTIMI I BASHES:

Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve.

Loading...