Basha: “Zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi sot nevojën e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri, zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.

Në një deklaratë për mediat, Basha i konsideroi budallallëqe, idetë e Damian Gjiknurit se mazhoranca pranonte të dialogonte me opozitën jashtë parlamentit nëpërmjet OSBE-së.

“Këto janë budalllallëqe për t’i hedhur hi syve të njerëzve . Këto punë nuk bëhen me shkes, por siç veprohet për dialogun në raste krizash…. Këto janë budallallëqe: “Merri ti çoje aty, e marr unë..” tha Basha.

Loading...